Connect with us

Lajme

Reagon Haxholli pasi Serbia arrestoi në Merdarë ish-ushtarin e UÇK-së

Publikuar

Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë ka reaguart sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli. “Me gjasë po iu duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme në Serbi. Poshtërsi!” ka shkruar ai në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Ministria e Punëve të Brendshme i Serbisë ka bërë të ditur se është arrestuar kosovari Tefik Mustafa, “që si pjesëtar i UÇK-së, në deklaratat e dëshmitarëve është përmendur si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

Mustafa thuhet se do të dorëzohet te Zyra e Prokurorit për Krime Lufte. 

Dyshime për rastin e përmendur nga Serbia ka hedhur sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Ai ka thënë se “nëse marrim për bazë rastin ‘Panda’ dhe skemat terroriste me të cilat kanë operuar shërbimet e sigurisë serbe, është shumë më e mundshme që Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviqi të jenë humbur apo zë jenë gjallë në Serbi, se sa t’u ketë ndodhur diçka në territorin e Republikës së Kosovës”. 

“Me gjasë po iu duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme në Serbi. Poshtërsi!” ka shkruar ai në Facebook.

Shëndetësi11 minutes ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme12 minutes ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Shqipëri2 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Lajme3 hours ago

Kajtazi: Aktgjykimi i Speciales është kryekëput politik, s’mund t’i besojmë Apelit

Maqedoni4 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri4 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Lajme5 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni6 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

Shqipëri7 hours ago

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Lajme8 hours ago

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

Maqedoni9 hours ago

Goditet skema e kontrabandës: Para, “pllaka ari”, cigare dhe ilaçe – nën hetim tetë persona

Shqipëri10 hours ago

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK