Connect with us

Lajme

Mblidhet Komisioni për Buxhet, ky është rendi

Publikuar

më

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes  për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i raportit më amendamente i komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin për Rrugët, shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për Noterinë, shqyrtimi i raportit më amendamente i Komisionit funksional për Mandate Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i raportit më amendamente i Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Po ashtu në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2023 dhe shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2023.

NA NDIQ NË FACEBOOK