Connect with us

Maqedoni

Maturantët përsëri e kanë shpërndarë provimin nëpër grupet në Viber

Publikuar

më

Nxënësit të cilët sot u futën në provimin e e dytë ekstern të maturës shtetërore (anglisht dhe matematikë) e kanë shpërndarë sërish provimin në grupet e Viberit, transmeton Portalb.mk.

Rastin e konfirmoi drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Provime, Biljana Mihajllovska.

“Kësaj radhe grupi në Viber i anglishtes kishte tre mijë nxënës, nuk e di nëse janë të gjithë studentë sepse edhe ne ishim pjesë e atij grupi. Grupi i matematikës rreth 300-400 përdorues”, deklaroi Mihajllovska.

Nxënësit që fotografuan provimet, të cilëve iu gjetën telefonat dhe që u gjetën me emër e mbiemër nga grupet Viber, u hoqën nga provimi.

Po ashtu, Mihajllovska informoi se në shkollën e mesme “Mirko Mileski” në Kërçovë, prindi i një nxënësi të larguar nga provimi shtetëror për shkak të posedimit të telefonit, verbalisht i ka sulmuar vëzhguesit e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Kujtojmë që javën e kaluar, maturantët shpërndanë në grupet e Viberit provimin e gjuhës maqedonase.

Maturantët që nuk do të kalojnë maturën shtetërore në sesionin e qershorit do të mund të regjistrohen në sesionin e gushtit kur do të jepen dy provimet e jashtme në datat 12 dhe 14 gusht 2024.

Maqedoni33 minutes ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri1 hour ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme2 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri4 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme5 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni6 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri7 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë7 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme7 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme7 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme7 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

NA NDIQ NË FACEBOOK