Lajme
Kuvendi i Kosovës shpenzon afro 36 mijë për blerjen e laptopëve e kompjuterëve


Kuvendi i Kosovës ka paguar afër 40 mijë euro për blerjen e disa laptopëve dhe kompjuterëve. Sipas specifikave të tenderit, Kuvendi do të furnizohet me 30 kompjuterë dhe 15 laptopë.
Gazeta Insajderi
Kuvendi i Kosovës dje me datën 13 qershor 2024 ka dhënë tenderin për “Furnizimin me pajisje të TI’së me kompjuterë dhe Laptopë”.
Tenderi është i planifikuar të nënshkruhet sot. Operatori ekonomik i cili e ka fituar këtë tender është “Ilir Kosova sh.p.k”.
Vlera e parashikuar e kontratës kishte qenë 47 mijë euro. Ndërsa tenderi është dhënë me çmimin e përgjithshëm prej 35 mijë e 866.80 euro.

Në përshkrimin e çmimit janë treguar specifikat dhe sasia e laptopëve dhe kompjuterëve.
Furnizimi me PC (kompjuterë) 30 copë.

Si dhe furnizimi me laptopë 15 copë.

Insajderi.org




















