Maqedoni
Duraku i komenton Mexhitit, kritikohet ashpër nga komentuesit
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, dje, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti i është bashkangjitur urimeve për Lidhjen e Prizrenit.
Por, ajo që bëri shumë bujë ishte një komenti i Sadulla Durakut, ish-bashkëpartiakut të Izet Mexhitit.
Duke u munduar të replikojë dhe ironizojë me statusin e Mexhitit, Duraku shkroi një fjali të shkurtë me shumë gabime drejtshkrimore, por edhe pa ndonjë kuptim.
Vetë Izet Mexhiti e ka injoruar komentin e Durakut, por këtë nuk e kanë bërë qytetarët, të cilët në numër të madh, në mënyrat më kreative kishin ironizuar e kritikuar Sadulla Durakun, duke ia përkujtuar disa nga gafat e tij në të kaluarën.
Më poshtë mund t’i lexoni komentet e qytetarëve.