Connect with us

Shqipëri

25-vjetori i Çlirimit, Rama: Rugova, ati i Kosovës! Një politikan i rrahur me “vaj e uthull”

Published

on

Në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, kryeministri Edi Rama vlerësoi lartë figurën e Ibrahim Rugovës.

“Një opinion mbi njeriun që e ka shënjuar historinë e shqiptarëve me një gjuhë të rrallë e të domosdoshme.

Rugova, ati, themeluesi i Kosovës së lirë e demokratike, ishte një shqiptar, si i dalë nga brinjët, maloret e historisë sonë, një politikan si i rrahur me vajin e uthullën, një figurë që është e vështirë ta përmbledhësh pa i hyrë në hak.

Ai është i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund për mënyrën sesi arriti t’ia imponojë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm që duket sikur rri në vend…”, u shpreh Rama ndër të tjera.

/a.r

NA NDIQ NË FACEBOOK