Connect with us

Bota

U bllokua lëvizja, filluan të shtënat- publikohet momenti kur u arratis “bosi i drogës” në Francë

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do të bëhej gjithçka për të gjetur ata që qëndronin pas sulmit të ndodhur ditën e djeshme, ku u arratist “bosi i drogës” Mohamed Amra dhe përfunduan dy policë të vrarë e tre të lënduar.

Një person është në gjendje kritike, kurse dy të tjerë po merrnin trajtim mjekësor në spital, ka bërë të ditur prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, raportojnë mediat e huaja, përcjell Insajderi.

Prokurorja tha se furgoni që po barte të burgosurin u përplas nga një automjet i vjedhur teksa kalonte nëpër vendkalimin me pagesë.

Por automjeti i burgut u bllokua edhe nga një veturë tjetër, nga e cila dolën persona të armatosur të cilët qëlluan në të dy autokolonat ku ishin edhe ofiqarë burgu.

Katër burra të armatosur me kallashnikov sulmuan dy autokolonat, të cilët besohen të jenë drejtues të një bande.

Kreu i bandës “The Fly”, Mohamed Amra, arriti të arratisej. /Insajderi.org/