Connect with us

Lajme

Rasti tragjik në Shkodër, mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte Alma Arrazit bashkëshorti

Publikuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku dyshohet se u vetëmbyt Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3 vjeç.

Gazetari Erald Harlicaj i ftuar në “Breaking” në Top News, zbulon se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.

Sipas tij në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Erdgysit kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.

“Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë. Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit.

Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë”, tregon Harlicaj.

“Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”, thotë ai. /tch/

NA NDIQ NË FACEBOOK