Connect with us

Lajme

“Prizreni po e forcon lidhjen me VV’në”- Kurti e “kërcënon” pushtetin e Totajt me 300 anëtarësime të reja

Publikuar

“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, citohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga subjekti i tij politik, Lëvizja Vetëvendosje.

Në një njoftim të lëshuar nga ky subjekt politik, thuhet se VV’ja në Prizren ka pasur 300 anëtarësime të reja, shkruan Gazeta Insajderi.

““Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, tha Kryeministri, njëherazi Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, në takimin e mbajtur dje me qindra anëtarë të rinj që i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën e VV’së lavdërohet projekti i rrugës Prizren-Tetovë, hekurudhat që pritet të lidhin Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën.

“Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, tha Kryeministri, i cili kujtoi spitalin e këtij qyteti dhe Universitetin “Ukshin Hoti” që në këto tre vite janë transformuar”.

“Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku, tha Kryeministri Kurti”, përfundon njoftimi i VV’së.

Kryetari aktual i PDK’së në Prizren, Shaqir Totaj, e kishte mposhtur në garë ish-kandidatin e VV’së që po qeveriste në Prizren, Mytaher Haskukajn, në zgjedhjet e fundit lokale. /Insajderi.org/

Maqedoni8 minutes ago

Mantelbardhët nën sulm: dhuna ndaj mjekëve rritet në Maqedoni, heshtja vazhdon

Shqipëri38 minutes ago

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

Lajme57 minutes ago

Adnan Azizi pas arrestimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri: Kjo është kambanë alarmi

Lajme1 hour ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Kosovë1 hour ago

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kosovë1 hour ago

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

Shëndetësi2 hours ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme2 hours ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Bota3 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Maqedoni5 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri6 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Kosovë7 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

NA NDIQ NË FACEBOOK