Connect with us

Lajme

Plagoset një person në Prizren

Publikuar

Sot në fshatin Nashec të Prizrenit një person është plagosur me armë zjarri.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në Tentativë”.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

I dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke lëvizur në automjetin e viktimës.

Ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjës së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A”, tha Gashi.

NA NDIQ NË FACEBOOK