Connect with us

Kosovë

Ndalohet një i dyshuar për mundësim të prostitucionit në Pejë, Prokuroria jep detaje

Publikuar

Një person është ndaluar sot në Pejë, si i dyshuar për veprën penale mundësim i prostitucionit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit  është ndaluar një person për mundësim në prostitucion dhe njëkohësisht është autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje me këtë rast”, ka thënë Nikçi.

Në lidhje me rastin ka pasur edhe bastisje.

NA NDIQ NË FACEBOOK