Lajme
Kurti po dëshiron zgjedhje të reja, fton në takim Gërvallën, Pecin dhe Kusarin


Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar edhe një takim të radhës për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja, shkruan Insajderi.
Ai ka darkuar me kryetarët e Listës Guxo, Donika Gërvalla dhe Faton Peci dhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se se temë diskutimi ishte “kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja.
“Aty u theksua se duke qenë se legjislativi dhe qeverisja kanë arritur në vitin e katërt të mandatit, është e kuptueshme se procesi zgjedhor është çështje e muajve, por që dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend. Vetëm atëherë mund të trajtohen seriozisht nismat për diskutime të procesit të ri zgjedhor. Në cilindo skenar, partnerët e koalicionit qeverisës, u shprehën të gatshëm dhe tërësisht të bindur se vlerat e kultivuara të demokracisë dhe progresi i deritanishëm i Qeverisë do të vazhdojë bashkë me përcaktimin tonë për shtet demokratik të zhvilluar, me sundim të rendit dhe ligjit dhe për integrim në strukturat veri atlantike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.




















