Connect with us

Lajme

Kina forcon bashkëpunimin me Hungarinë përmes një partneriteti “gjithëpërfshirës”

Publikuar

Presidenti kinez Xi Jinping tha të enjten gjatë vizitës në Hungari se Kina po forcon marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë në një partneritet “gjithëpërfshirës”.

“Jemi të gatshëm ta konsiderojmë këtë si pikënisje për t’i çuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin pragmatik drejt një niveli më të avancuar,” deklaroi Presidenti Xi.

Hungaria ishte vendi i tretë dhe i fundit që zoti Xi vizitoi gjatë vizitës së tij të parë evropiane në pesë vitet e fundit. Zoti Xi arriti në kryeqytetin hungarez Budapest të mërkurën mbrëma pasi vizitoi Francën dhe Serbinë.

Gjatë qëndrimit në Budapest, udhëheqësi kinez u takua me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili ka zgjeruar bashkëpunimin e vendit të tij me Kinën që kur mori pushtetin në vitin 2020. Zoti Xi nxiti aleatin më të afërt të Kinës në Bashkimi Evropian që të “luajë një rol më të madh në BE dhe të nxisë një zhvillim të ri dhe më të madh të marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe BE-së”.

Hungaria pritet të bëhet kryesuese e radhës e BE-së në korrik.

Hungaria dhe Kina njoftuan se nënshkruan 18 marrëveshje dypalëshe për të thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore ndërmjet tyre. Zoti Xi tha se marrëdhënia dypalëshe ndërmjet Pekinit dhe Budapestit “është në pikën më të lartë në histori”, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit.

Projektet e reja të cilat u shpallën të enjten përfshijnë ndërtimin e një gaz-sjellësi ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe bashkëveprim të Pekinit dhe Budapestit në fushën bërthamore.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto gjithashtu tha se Hungaria dhe Kina do të fillojnë të përgatiten për ndërtimin e hekurudhës së Budapestit që do të transportojë mallrat e prodhuara nga fabrikat kineze në pjesën lindore të Hungarisë për në tregjet e Evropës perëndimore.

Hungaria është bërë partner i rëndësishëm investimesh dhe tregtie për Kinën në një kohë kur shtetet e tjera të BE-së kanë filluar të distancohen nga ky shtet aziatik. Budapesti ndërkohë, ka kultivuar marrëdhënie më të afërta me Pekinin dhe Moskën.

Pekini ka investuar miliarda në Hungari dhe e konsideron atë si portë të rëndësishme për të depërtuar në Bashkimin Evropian që ka 27 shtete anëtare.

Kina po financon një projekt madhor hekurudhor që do të lidhë me trena të shpejtësisë së lartë kryeqytetet e Hungarisë dhe Serbisë. Ky projekt do të kushtojë 2.1 miliardë dollarë dhe pjesa dërrmuese e kësaj shume do të financohet përmes një huaje nga Kina. Projekti është pjesë e nismës Një Brez një Rrugë, i inicuar nga zoti Xi para një dekade për të ndërtuar infrastrukturën botërore dhe rrjetet energjetike që lidhin Azinë me Evropën dhe Afrikën.

“Dua ta siguroj Presidentin se Hungaria do të vazhdojë t’iu sigurojë kushte të drejta kompanive kineze që investojnë në vendin tonë,” tha zoti Orban. “Do të krijojmë mundësi që teknologjitë më moderne të Perëndimit dhe më moderne të Lindjes të takohen dhe të ndërtojnë bashkëpunim në Hungari.”

Gjatë vizitës së zotit Xi në Paris, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kërkuan nga zoti Xi të sigurojë tregtinë e drejtë me Evropë dhe të përdorë ndikimin e tij në Rusi për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Ukrainë./VOA

Shqipëri29 minutes ago

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

Lajme48 minutes ago

Adnan Azizi pas arrestimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri: Kjo është kambanë alarmi

Lajme57 minutes ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Kosovë1 hour ago

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kosovë1 hour ago

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

Shëndetësi1 hour ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme1 hour ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Bota3 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Maqedoni5 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri5 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Kosovë6 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni7 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

NA NDIQ NË FACEBOOK