Connect with us

Maqedoni

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit në LSDM

Publikuar

më

Fatmir Bytyqi ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM, jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të socialdemokratëve, transmeton TV21.

“Jam këtu para jush si falënderues dhe me ndjenjë që shkon përtej rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Vota juaj për listën e deputetëve të LSDM-së dhe Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane, ku unë isha bashkëbartës në Njësinë Zgjedhore Nr. 2, nuk është thjeshtë një numër, por është shprehje e besimit të jush ndaj nesh, me ç’rast shprehi respekt të madh.

Votat që morëm janë dhe një obligim i madh. Obligim të vazhdojmë misionin tonë politik, të forcojmë dialogun dhe t’i dëgjojmë nevojat e bashkëqytetarëve tanë. Por, një pjesë e përmbushjes së këtij obligimi kërkon edhe përgjegjësi politike, kërkon ndryshim.

Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit.

Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam kërkuar përgjegjësi personale nga të gjithë faktorët – dhe ky akt është pikërisht ai. Dhe dorëheqja e udhëheqësisë është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik.

Dorëheqja nuk paraqet akt politik të humbjes së idesë socialdemokrate, por mesazh dhe sfidë për përmirësimin dhe rishqyrtimin e LSDM-së.

Pranimi i përgjegjësisë politike nuk do të jetë shenjë e dobësisë, por shprehje e pjekurisë demokratike personale dhe partiake, si dhe gatishmëri për t’u ndryshuar dhe rritur – dhe t’i japim përparësi interesit kolektiv mbi ambiciet personale.

Sërish le të kthehemi në mesin e qytetarëve, të dëgjojmë pulsin e tyre dhe t’i kuptojmë nevojat e tyre të cilat janë vlerat tona socialdemokrate. Vetëm në këtë mënyrë mund të dalim me ide, qasje dhe energji të reja që mund ta forcojnë vizionin dhe strategjinë e LSDM-së, ashtu që të kthehemi kokë lartë në arenën politike për të fituar betejën për Maqedoninë evropiane – një premtim që ua dhamë qytetarëve dhe që ua kemi borxh t’ua përmbushim atë.

Në fund: le të jetë ky një fillim i ri që do të bashkojë të gjithë shokët e sinqertë në idenë e socialdemokracisë, në idenë e bashkëjetesës, në idenë e një shoqërie për të gjithë ku mbretëron drejtësia, solidariteti dhe barazia.

Për një LSDM të fortë dhe unike”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme50 minutes ago

Arben Gashi për protestat në Shqipëri: Kur pakënaqësia bëhet masive, duhet të kthehesh te qytetari përmes zgjedhjeve

Maqedoni1 hour ago

Prokuroria kërkon paraburgim për 20-vjeçarin nga Tetova, dyshohet për krime kibernetike dhe pornografi me fëmijë

Maqedoni3 hours ago

“Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve

Lajme3 hours ago

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”- E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin

Shqipëri3 hours ago

Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

Kosovë4 hours ago

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese

Maqedoni5 hours ago

AKI, Kumanovë: Shqipja s’mund të anashkalohet dhe pastaj të justifikohet me projektet e së kaluarës!

Lajme5 hours ago

Mbishkrimet vetëm në maqedonisht në sallën e Kumanovës, Osmani: Projekti është i vitit 2018, do t’i korrigjojmë

Lajme6 hours ago

Hoxha në Kumanovë: Mbi 33 milionë denarë mbështetje për naftën e gjelbër për bujqit e rajonit të Kumanovës

Lajme6 hours ago

Kasami: Semaforë me sinjalizim zanor për personat e verbër në katër lokacione në Tetovë

Lajme6 hours ago

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Kosovë6 hours ago

AUV ia refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia kompanisë “Ideal Group” të Visar Gashit për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

NA NDIQ NË FACEBOOK