Kosovë
Edhe 2 mijë e 300 euro po i duhen kësaj nëne për trajtimin e sëmundjes së djalit të saj
Një nënë vetë ushqyese po kërkon ndihmën e qytetarëve për djalin e saj të sëmurë, 6 vjeç.
I vogli i saj vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe gjendja e tij, dita e ditës po përkeqësohet. Andaj duhet t’i kryejë disa kontrolla në njërin prej spitaleve të Turqisë.
Asaj në total i nevojiten 4 mijë e 500 euro, por deri tani kanë arritur t’i sigurojë vetëm 2 mijë e 200 euro, dhe duhen edhe 2,300 për t’u nisur drejt Turqisë.
Andaj, ajo sërish ka kërkuar ndihmë në mënyrë që të sigurojë të hollat e nevojshme.
“Apel për ndihmë djali im 6 vjet e gjysme vuan nga një sëmundje e rëndë DG=IDEM, sëmundje e cila ka ardhë gjatë sulmeve të epilepsisë nga temperaturat e larta, i është dëmtuar një pjesë e trurit, që lidhet me të folur, me dëgjim, me të kuptuar e cila kalon në hiperaktivitet, hiperlevizshmeri, hipertenacitetit dhe te mbarmendjes se shkurtër. Pas këtij procesi për te vazhduar një trajtim ne Turki dhe disa kontrolla te mëtutjeshme kushton 4.500 euro. KËRKOJË NDIHMEN E TË GJITHË QYTETARËVE! LLOGARIA: 1901826787021197 EMRI I LLOGARISE: GENTIANA BEHRAMI (NËNA) BANKA: BKT IBAN: XK05 1901826787021197 SWIFT: NCBAXKPR“,
Numri kontaktues +383 43 873 161.