Connect with us

Lajme

Dyshime për shkelje në konkursin për rreshter të Policisë- IPK-ja fillon hetimet

Publikuar

Konkursi për gradim për rreshter në Policinë e Kosovës do të hetohet dhe inspektohet nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur IPK nëpërmjet një njoftimi, në të cilin është theksuar se ka pranuar pranuar disa ankesa dhe  informacione nga burime të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit të këtij konkursi me pretendime për shkelje të ndryshme.

“Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale”, thuhet në kumtesë.

“IPK varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore”.

NA NDIQ NË FACEBOOK