Connect with us

Shëndetësi

Dieta e Ornishit: Ushqimi i cili pastron enët e gjakut!

Publikuar

më

Në vend që të brengoseni për atë se sa hani, është e nevojshme t’i kushtoni kujdes ushqimit dhe atëherë do të jeni më të shëndetshëm dhe do të arrini t’i hiqni kilogramët e tepërt, thotë kardiologu Dean Ornish, autor i “Dietës Ornish”

Kjo meny u është rekomanduar pacientëve të cilat me vite të tëra kanë vuajtur nga mbyllja e enëve të gjakut, të cilët kanë marrë barna apo janë rekomanduar për t’u operuar.

Menyja bazohet në konsumimin e ushqimit të payndyrshëm me prejardhje bimore. Çdo ditë duhet ngrënë bishtajore, pemë, perime dhe drithëra në sasi të pakufizuara, kurse herë pas here duhet konsumuar edhe qumësht të mazitur, jogurt të payndyrshëm, djathë të payndyrshëm, ajkë të payndyrshme dhe të bardhët e vezëve.

Duhet të shmangen mishi, vaji, ullinjtë, frutat arrore, farërat, sheqeri dhe alkooli. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga mishi, një herë në javë është e lejuar të hani pak fileta pule apo peshku.

Ndikimi i kësaj diete për zemrën është mjaft i mirë, por nga ana tjetër dieta është paksa e ndërlikuar për t’u ndjekur. Në fillim mund të sjellë disa vështirësi dhe probleme duke qenë se nuk përmban vitamina të cilat trupi i kërkon.

Nga ana tjetër ka edhe një sasi të kufizuar proteinash, vitaminash, lipoidesh dhe hekuri, çka mund të sjellë më pak rezistence, transmeton Telegrafi.

Propozimi i menysë:

Dita e parë

Kafjalli – drithëra me jogurt pa yndyrë dhe lëng të shtrydhur nga portokalli i freskët.
Zamra – pemë sipas dëshirës.
Dreka – patate të pjekura, të lyera me djathë pa yndyrë dhe spinaq, sallatë të gjelbër.
Zamra – pemë të freskëta sipas dëshirës apo pemë të thara.
Darka – bukë të thekur, sallatë nga domatja dhe borziloku.

Dita e dytë:

Kafjalli – bukë të thekur me djathë dhe jogurt pa yndyrë.
Zamra – pemë sipas dëshirës.
Dreka – perime, bukë integrale, sallatë sipas dëshirës.
Zamra – pemë të freskëta sipas dëshirës apo pemë të thara.
Darka – bukë integrale, sos nga perimet.

Dita e tretë

Kafjalli – omëletë nga tre të bardhët e vezës, qumësht pa yndyrë, bukë të thekur integrale.
Zamra – pemë sipas dëshirës.
Dreka – supë me perime, oriz integral dhe kërpudha, sallatë sipas dëshirës.
Zamra – pemë të freskëta sipas dëshirës apo pemë të thara.
Darka – keks nga drithërat integrale, jogurt pa yndyrë.


Trajtim natyral për pastrimin e enëve të gjakut

Lexo po ashtu
Trajtim natyral për pastrimin e enëve të gjakut

Dita e katërt

Kafjalli – një mollë ose dardhë, flluska me jogurt.
Dreka – Tre të bardhë të vezës, (shmangni të kuqtë shkaku i kolesterolit), pire nga patatet (150 g), sallatë me domate, pak vaj ulliri.
Darka – kombinim me kungulleshka, patëllxhan dhe drithëra.

Dita e pestë

Kafjalli – 1 vezë dhe kungulleshka, 1/3 e gotës boronicë, 1 gotë qumësht pa yndyrë, një rriskë bukë të zezë.
Dreka – ushqim vegjetarian, sallatë nga panxhari.
Darka – sallatë nga lulelakra, domatja, trangulli, pastë nga makaronat integrale me perime të gatuara, një gotë e vogël jogurt pemësh. /Telegrafi/

The post Dieta e Ornishit: Ushqimi i cili pastron enët e gjakut! appeared first on Telegrafi.

Maqedoni54 minutes ago

Vetëm 62% e popullsisë e vaksinuar kundër fruthit, IShP paralajmëron rrezikun e epidemisë

Shqipëri1 hour ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme2 hours ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni3 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme5 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni6 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri7 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme8 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni8 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë8 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni9 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

NA NDIQ NË FACEBOOK