Connect with us

Sport

Blic/ Napoli ndërhyn në merkaton e Juventusit, “xhevahiri” i Leverkusenit në fokusin e klubeve “BIG”

Publikuar

më

Napoli kërkon të përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm duke “hedhur grepat” drejt  Mason Greenwood, i cili duket se ka rilindur në Spanjë me fanellën e Getafe, ku gjatë këtij sezoni mes kampionatit dhe kupës ka realizuar 10 gola në total. Për 22-vjeçarin, kartoni i të cilit zotërohet nga Manchester United interes ka edhe nga Juventusi. Bardhezinjtë kanë kohë që e vëzhgojnë nga afër lojtarin, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Spanja në fund të sezonit, për t’u rikthyer te “djajtë e kuq”, ku nuk do të qëndrojë gjatë, pasi drejtuesit e kanë nxjerrë në shitje lojtarin.

Lexo edhe: 

Aventura e Romelu Lukakut te Roma është drejt fundit. Sipas mediave italiane, ndeshja e të dielës përballë Genoas do të jetë e fundit për sulmuesin belg me fanellën verdhekuqe. Huazimi i 31-vjeçarit me ekipin italian përfundon në fund të gushtit dhe Chelsea që zotëron kartonin e tij duket se nuk ka aspak ndërmend ta rinovojë sërish marrëveshjen me drejtuesit e Romës për qëndrimin e lojtarit në Itali. Lukaku në aventurën e tij me kryeqytetasit ka realizuar 20 gola në total.

Jeremie Frimpong, i  cili ka zhvilluar një sezon të mirë me Bayer Leverkusen duke realizuar 14 gola në total mund të largohet nga kampionët e Gjermanisë në fund të sezonit. Sipas mediave gjermane, në garë për kartonin e holandezit janë klubet e mëdha të Europës, Bayer Munich, Manchester City, Manchester United, Arsenal e Real Madrid që do të synojnë të rrëmbejnë gjatë meraktos së verës 23-vjeçarin. Drejtesit e aspirinave kanë bërë të ditur që lojtari mund të largohet nëse paguhet shifra prej 50 milionë eurosh.

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes vendosi “pikat mbi I” përsa i takon të ardhmes së tij. Mesfushori i cili është përfolur shumë për një largim në fund të sezonit, ku sipas mediave, Bayern Munich dhe disa klube nga Ararabia Saudite kanë shfaqur ineres për të, theskoi se nuk ka ndërmend të largohet.

Lexo edhe: 

Portugezi deklaroi se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës në projektet e reja deri në momentin kur klubi të vendosë të kundërtën. Ai theksoi se nëse drejtuesit do t’i komunikojnë atij dëshirën për ta shitur atëherë ai do të largohet, por në të kundërt do të vazhdojë të japë më të mirën për skuadrën ku bën pjesë që nga viti 2020 ku u transferua për 80 milion euro nga Sportingu. Kontrata e 29-vjeçarit me “djajtë e kuq” përfundon në 2026.

Maqedoni41 seconds ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri31 minutes ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni3 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri6 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme7 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë7 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme7 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni8 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK