Lajme
Avokati Tahiri për KGjK-në: Me standarde të dyfishta, nuk morën masa tek gjyqtarët e rastit Naser Pajazitaj


Avokati Ahmet Tahiri ka reaguar pas suspendimit të gjyqtarit Agim Kuçi, i cili e la të mbrohej në liri Enver Sekiraqën.
Tahiri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës po vepron me standarde të dyfishta, meqë s’u zbatua i njëjti standard në rastin e Naser Pajazitajt, duke e shpallur fajtor “pa asnjë provë një të pafajshëm”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Nëse Këshilli Gjyqësor e suspendoi nga puna gjyqtarin që ndryshoi masën e sigurise, pse të njëjtin standard nuk e zbatoi edhe në rastin e Naser Pajazitajt kur nuk e ndërmori asnjë veprim ndaj gjyqtareëve që e kishin shpallur fajtor dhe e mbajti në paraburgim pa asnjë provë një të pafajshëm”, ka shkruar avokati Tahiri, i cili mbronte Naser Pajazitajn.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar nga puna gjyqtarin që ishte subjekt i hetimit në rastin e vrasjes së Triumf Rizës. Gjyqtari i suspenduar ka lënë të lirë, të akuzuarin Enver Sekiraqa. /Insajderi.org/




















