Connect with us

Kosovë

A ia vazhdoi Dimal Basha agjendën Besnik Bislimit? Kështu mundohej t’i disiplinonte mediat zv.kryeministri para dy vitesh

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, vetëm pak orë pas raportit të ‘Reporterët Pa Kufinj’ që thoshte se Kosova po shënonte regres në fushën e mediave, synoi të disiplinonte mediat. Ai në televizionin publik të Kosovës thoshte se pyetjet e gazetares po i ngjasojnë me ato të radio televizionit serb, kur pyetej për Asociacionin. Basha qëndronte në të njëjtën linjë me një deklaratë të numrit dy të ekzekutivit, Besnik Bislimit, i cili aludonte se mediat në Kosovë po e nxisin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Basha me deklarimin e tij degradues nxiti reagime të shumta. Deputeti i VV’së ngjalli edhe reagimin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i cili u detyrua t’i thoshte në shqip “BOLL MA”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Zoti Basha, ju kërkoj ta ndalni intimidimin dhe përpjekjet për t’i diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaft është mjaft. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike”, shkroi sekretari i EFJ-së në një reagim në Facebook.

Deputeti Basha në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave e akuzoi gazetaren e RTK-së se “po bën pyetje të ngjashme me ato të Radio Televizionit të Serbisë”.

Mirëpo, kjo s’tingëllon si ndonjë risi, kur merret parasysh deklarata e numrit dy të ekzekutivit që e kishte dhënë nën presionin amerikan për Asociacionin. Ai thoshte se çështjen e “Zajednicës” nuk e kishte diskutuar kurrë me zyrtarë evropianë, teksa akuzonte mediat e Kosovës se po ia vënin në mend Lajçakut e Borrellit themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Në Bruksel, në këta 14 muaj nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni. Pikë. Asociacioni është përmend vetëm në takime private, private nuk ka asgjë, por takime tet-a-tet me zotëri Lajcak“, deklaronte ai.

“…E përgjigja e Lajcakut ka qenë se ju në Kosovë merreni me këtë temë. Pse deklaroheni, sepse na bjen pyetje mediat. Më shumë interesoheni mediat në Kosovë se ata në Bruksel”.

“Ajo që po mundohemi të ju bindim mediave në Kosovë është se Vuçiqi është manipulator. Pse ju jepet rëndësi deklaratave të tij?”, ishin deklaratat e Bislimit përpara dy vitesh.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është përmendur si “parakusht” nga qeveria franceze dhe gjermane për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deklaratat anti-media të Qeverisë Kurti Guterrez i ka parë si të dëmshme në rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK