Sport
“A do të rikthehem në Madrid?”, Davies: Gjithmonë mirënjohës Bayernit
Alphonso Davies realizoi një eurogol në Madrid, por që për fatin e keq të tijin dhe Bayernit, nuk mjaftoi për të siguruar finalen e Champions League.
Anësori i majtë foli shkurtimisht për të ardhmen e tij, në dyshim prej kohësh. Kontrata i përfundon në 2025, bisedimet me bavarezët nuk kanë sjellë rinovim, ndërkohë që pas qëndron Reali i Madridit.
Lexo edhe:
- Emër surprizë te Inter, zikaltërit pas një japonezi
- Aplikimi i Shqipërisë për finalet e Euro U21, SuperSport e zbuloi dy muaj më parë
- Broja te finalistët e Champions? Dortmund në bisedime të avancuara për sulmuesin shqiptar
- “Na duhet një trofe me patjetër”, Perin: Nuk flasim për Allegrin
Spanjollët e kanë në listën e objektivave për merkaton verore. 23-vjeçari iu përgjigj me këto fjalë pyetjes nëse do të rikthehet përsëri në “Santiago Bernabeu”.
“Agjenti im ndodhet në bisedime zyrtare me Bayern Munich. Çfarëdo që të ndodhë, unë do i jem gjithmonë mirënjohës klubit tim… ”, deklaroi një ndër anësorët e majtë më të mirë në qarkullim.