Connect with us

Lajme

Vrasja e Gjyljetës, sot nuk punohet në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë

Published

on

Gjyljeta Ukella është gruaja që sot mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë. E ndjera punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Në ketë poliklinikë sot nuk do të punohet.

“Nuk punohet për arsye të vdekjes së koleges tonë Gjyjeta Ukella.

Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj sot rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qëndër të Pejës.

Rasti u konfirmua nga organet e drejtësisë, të cilët kanë thënë se tashmë është duke u intervistuar i dyshuari, Edmond Lajqi.

Për Gazeta Insajderi, ka folur shkurtimisht edhe vëllai i Gjyljeta Ukellës.

Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.