Connect with us

Lajme

U kapluan nga zjarri mbrëmë, kjo është gjendja e maleve në Rugovë të Pejës sot

Published

on

Mbrëmjen e së dielës në malet e fshatrave Kuqishtë dhe Stankaj të Rugovës kanë shpërthyer disa vatra të zjarrit.

Në pamjet që janë publikuar nëpër media, është vërejtur se vatrat e zjarreve ishin të mëdha.

Policia e Kosovës ende s’ka dhënë detaje lidhur me rastin. Nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar si pasojë e këtyre vatrave të zjarrit.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje në adresë të mediumit që tregojnë gjendjen e këtyre maleve.

NA NDIQ NË FACEBOOK