Connect with us

Lajme

”T’i gëzojmë me dhurata fëmijët e shtruar në Onkologji dhe Pediatri”

Publikuar

Gentiana Osmani, ka marrë një iniciativë humanitare që për nder të festës së Fitër Bajramit t’i gëzojë fëmijët që janë të shtruar në Klinikat e Onkologjisë dhe Pediatrisë.

Andaj, ajo për këtë iniciativë po kërkon ndihmë financiare nga njerëzit e vullnetit të mirë.

Në thirrjen e saj bëhet e ditur edhe vendi dhe mënyra se si mund të ndihmoni.

Postimi i plotë:

Miqësi e nderuar!

Meqenëse po afrohet festa e Fiter Bajramit, kemi menduar të ndërmarrim një iniciativë me qëllim që t’i gëzojmë me dhurata fëmijët e shtruar në PEDIATRI dhe ONKOLOGJI.
Pasi që dhuratat do t’i bëjmë vet, kemi nevojë vetëm për mbështetje financiare nga ana juaj, aq sa ju keni mundësi.

Mjetet financiare mund t’i dërgoni në këtë xhirollogari:
Gentiana Osmani Ismaili
TEB BANK
2034000075219868

Ose përmes transfereve të shpejtë WesternUnion, RIA në emër të Gentiana Osmani Ismaili.

Zoti ua pranoftë agjerimin!

NA NDIQ NË FACEBOOK