Connect with us

Shqipëri

Sulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm! Bardhi si Shvejku!

Publikuar

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri i ka cilësuar shperthimet e Ilir Metës ndaj drejtësisë si të parakohëshme dhe me një fjalor të papranueshëm. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, Kulluri tha se sulmet e Ilir Metës janë të parakohshme.

Kryemadhi ka bërë dhe prokurorin dhe gjykatësin PD-së deri para 4 vitesh kur sulmonte lidershipin e PD-së. PD është shitur duke kërkuar lista të hapura, jemi shitur aq shumë sa nuk kemi pranuar të ulemi me PS-së për Reformën Zgjedhore.

‘Është e qartë kush është i shitur, vetëm PD s’ka asnjë lidhje me trinomin Rama-Meta-Berisha. Edhe kryeministri ka sulmuar drejtësinë. Jeta reale në politikë nuk janë intriga. Ky shpërthim i Metës është i parakohshme sepse nuk kemi akoma një marrje në akuzë apo në hetim. Fjalori është i papranueshëm, sidomos në një orar kur e shohin dhe fëmijët e sidomos kur ka qenë president e kryeministër. Pse i çojnë denoncimet në SPAK nëse është vegël e Ramës. Ne kemi çuar disa çështje, dhe besojmë se SPAK, sistemi i i drejtësisë të jetë i drejtë. Kemi besim se SPAK ka filluar të bëjë një punë të mirë. Sulmet ndaj SPAK ka bërë edhe Rama. Palët që janë në SPAK, PS, Rithemelim dhe LSI, si të gjitha palët sulmojnë njëra tjetrën për korrupsion.’- tha Kulluri.

I pyetur në lidhje me padinë në SPAK kundrejt kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga Gazment Bardhi për kthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin e PD, Kulluri tha se kryeparlamentarja po mban lojën e Ramës. Kulluri tha se Nikolla tashmë duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit pasi ka shpërdoruar detyrën. Për Bardhin, Kulluri tha se është si Shvejku.

‘Është paralajmëruar pasi ka shkelur hapur ligjet politike dhe rregulloren e parlamentit. Refuzon të bëjë përfaqësimin ligjor të PD-së. PD ka vetëm një kryetar të grupit parlamentar dhe është Flutura Açka. Kjo është situata dhe për këtë arsye, janë intriga që bën Edi Rama ta mbaj PD-në të përçarë. Nikolla vazhdon nga frika Edi Ramës, tashmë do të mbajë përgjegjësi para ligjit pasi ka shpërdoruar detyrën. Këtë çështje e përcakton gjykata. Sa kohë që Gjykata e Tiranës është regjistruar në emër të Bashës, Lindita Nikolla është e detyruar si çeço që të zbatojë ligjin. Bardhi është i vetmi njeri në politikën shqiptarë si Shvejku ‘ku di gjë se çfarë bëj unë’. Mblodhi në herë këshillin kombëtar nga telefoni.’- tha Kulluri./m.j

Shqipëri43 minutes ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri3 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme4 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri5 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK