Sport
Struga ngec në shtëpi, triumf tenistik për Shkëndijën

Fitore tenistike për Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që ngec Struga kryesuese. Ekipi i Shpëtim Duros nuk shkoi më shumë se barazimi (2-2) në duelin shtëpiak përballë Bregalnica Stip.
Bunjamin Shabani kaloi kampionët në avantazh në fundin e së parës, por miqtë përmbysën përkohësisht rezultatin me dy gola brenda gjashtë minutave.
Lexo edhe:
- PSG nuk njeh limite në merkato, ofertë stratosferike për adoleshentin e Barçës
- Rabiot: Nuk ka bisedime për rinovimin, Juventusit i uroj më të mirat!
- Ten Hag: Në pjesën e parë bëmë disa gabime, pastaj u dhash dy këshilla djemve!
- Mbledhja e UEFA-s në “Shtëpinë e Futbollit”, eventi i radhës historik që i besohet FSHF-së
Gjithsesi, Besart Ibraimi u tregua i saktë nga pika e bardhë katër minuta nga fundi duke i dhuruar një pikë Strugës. Që mbetet në krye me 55 pikë. Një më tepër se Shkupi dhe tri mbi Shkëndijën.
Kuqezinjtë nga Tetova nuk u përmbajtën përballë Sileksit, rival të cilin e “shkatërruan” 6-1. Endrit Krasniqi realizoi dy gola, teksa festuan edhe Klisman Cake, Almir Aganspahic dhe Florent Ramadani. Ndërkohë që Trako realizoi autogol.























