Connect with us

Shqipëri

Shqetësime për këtë sezon turistik dhe për tjetrin pas këtij

Publikuar

Nga Eduard Zaloshnja

Nga analiza që bëra me specialistin IT të sondazheve të mija, rezultoi një rritje 64% e përmendjeve të fjalëve kyç për turizmin e Shqipërisë në të gjithë internetin botëror. Edhe sikur turizmi të rritet këtë sezon 50% krahasuar me vjet (e jo 64%), do të jetë një Cunam i vërtetë për Policinë e Rendit dhe Policinë Rrugore.

Shqetësime për këtë sezon:

  • Edhe sikur Policisë Rrugore t’i vihen në dispozicion aparatura teknologjike shtesë këtë sezon (me kosto modeste 100 mijë eruro), 630 policët rrugorë të terrenit nuk do të jenë të mjaftueshëm, sepse gjysma e tyre do të merren me zhbllokimet e trafikut në zonat e nxehta turistike. Prandaj është mirë të përdoren patrulla të thjeshta policie për zhbllokimet e trafikut, teksa policët rrugorë merren me punën e tyre të specializuar.
  •  Është e vështirë të shtohen efektivat e Policisë së Rendit brenda një kohe të shkurtër, por të paktën mund të shtohen disa fonde për punë jashtë orarit të atyre që kemi. Të gjithë policët e rendit duhet të punojnë 12 orë në ditë gjatë sezonit turistik – përndryshe, nuk përballohet dot fluksi gjigand i turizmit të pritshëm këtë vit (shqiptar e të huaj).

Shqetësime për sezonin e vitit tjetër:

Duke shpresuar se ky sezon do të mbyllet pa rritje të nivelit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore, shqetëmet për sezonin e vitit tjetër janë:

  • A do të bëhen 1 milion euro investime para sezonit të vitit tjetër në Policinë Rrugore për aparatura teknologjike? (Mund të përfshihen kompanitë e siguracioneve në këtë investim)
  •  A do të shtohen efektivët e Policisë Rrugore para sezonit të vitit tjetër?
  •  A do të shtohen efektivët e Policisë së Rendit para sezonit të vitit tjetër?
Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK