Connect with us

Lajme

Shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohet i moshuari

Publikuar

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e së premtes në katin e tretë një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë një çift të moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë dëmtime Shtjefen Tushi, rreth 70 vjeç.

Ai ka qenë duke pjekur kafe në momentin e shpërthimit.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se i moshuari ka marrë lëndime në duar në përpjekje për të fikur zjarrin në banesë.

Tushi u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve u bë i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit.