Connect with us

Maqedoni

Sela: Mickoski ta sqarojë thirrjen për Unitet – kush dëshiron jostabilitet në RMV?!

Publikuar

më

Përmes dy skenareve po bëhen komplote për Maqedoninë – tha në tubimin në Kavadar, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke adresuar sërish akuza ndaj BDI-së.

Sipas tij, skenari i parë është bojkoti, kurse I dyti, sipas tij, “ndarje pazaresh” LSDM-BDI të resorëve dhe Ministrive, ku fjalën e fundit do ta ketë Ali Ahmeti.

“Fati ynë është në duart e BDI-së që kontrollojnë gjithçka. Artan Grubi dhe kompania kanë në dorë Maqedoninë. Thonë se BDI-ja kurrë s`ka patur partner më të mirë se LSDM-ja. Cfarë do që kanë kërkuar kanë fituar. Për këtë shkak shihet nervozizmi I BDI-së, për shkak se e dijnë se pas zgjedhjeve as do të kenë pushtet e as shërbëtorë si LSDM-ja.” – tha Mickoski.

Mickoski të sqarojë se çfarë do të thotë uniteti kombëtar dhe nëse kjo thirrje është bërë me urdhër të disa forcave që dëshirojnë jostabilitet në Maqedoninë e Veriut. Kështu thotë kreu I ASH-së, pjesë e Frontit Evropina, Ziadin Sela, gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve MIA.

“Nëse bën thirrje për unitet vetëm të Maqedonasve, mendoj se gabon, për shkak se ky unitet do të rezultojë me ndasi etnike. Fatkeqësisht ai duhet të sqarohet nëse ky urdhër është marrë nga dikush, nëse disa forca kërkojnë jostabilitet në Maqedoni që të ketë një diskurs të këtillë politik për këto zgjedhje. Kjo është e dëmshme për qytetarët” – deklaroi Sela.

Lidhur me zhvillimet në ASH, Sela thotë se Taravari ka vepruar me urdhër të Mickoskit.

“Nga e dinte Mickoski tri javë më parë se do t`i ndajmë rrugët me Taravarin. Do të thotë, duke ndjekur hapat dhe ngjarjet që ndodhën, Taravari është nën urdhërat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Pse, ai duhet të sqarojë. Ai u arratis nga partia” – tha Sela.

Në intervistën për MIA-n, Sela mbetet në qëndrimin se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria e re. Debati rreth ndryshimeve kushtetuese, sic thotë, ka përfunduar dhe duhet vetëm të votohet. /tvklan.mk/

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme8 minutes ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri2 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme3 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni4 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri4 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme5 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion6 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni7 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri7 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni8 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme8 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni9 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

NA NDIQ NË FACEBOOK