Connect with us

Kosovë

Rrahu gruan babain dhe njerkën, arrestohet burri nga Lipjani

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Lipjani, pasi që i njëjti kishte rrahur gruan, babain dhe njerkën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Lipjan 29.04.2024-17:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes, babait dhe njerkës së tij, ku  njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje.

NA NDIQ NË FACEBOOK