Connect with us

Lajme

Publikohen statistikat mujore për vendimmarrjen e Kushtetueses gjatë muajit mars

Publikuar

Gjykata Kushtetuese ka publikuar raportin mujor me statistika dhe përmbledhjen e vendimeve të publikuara gjatë muajit mars 2024.

Në njoftim thuhet se raporti mujor përmban informata të përmbledhura përkitazi me numrin e seancave të mbajtura, numrin e lëndëve të shqyrtuara/zgjidhura, si dhe numrin dhe llojin e vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Gjykatës.

“Në përputhje me objektivat e Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese (2021 – 2025) për informimin më të mirë të publikut, në ueb-faqen e Gjykatës është publikuar raporti mujor me statistika dhe përmbledhjen e vendimeve të publikuara gjatë muajit mars 2024”.

“Raporti mujor përmban informata të përmbledhura përkitazi me numrin e seancave të mbajtura, numrin e lëndëve të shqyrtuara/zgjidhura, si dhe numrin dhe llojin e vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Gjykatës”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se “të dhënat rreth vendimeve të publikuara përmbajnë informata të përgjithshme përkitazi me palën parashtruese, datën e publikimit dhe pretendimet e palëve parashtruese, ndërkaq aktgjykimet e publikuara janë shoqëruar edhe me përmbledhje të shkurtra të vendimmarrjes dhe arsyetimit të Gjykatës”.

NA NDIQ NË FACEBOOK