Connect with us

Kosovë

Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as foshnjat 18 muajsh

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Lybeniqit në 25 vjetorin e saj.

Ajo është shprehur se regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, siç tha ajo, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq.

“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar”.

“Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, shkroi Osmani.

NA NDIQ NË FACEBOOK