Connect with us

Shqipëri

Ministri Gonxhe: 5 700 vende pune në Portalin Kombëtar të Punësimit, aplikoni

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania./m.j

NA NDIQ NË FACEBOOK