Connect with us

Lajme

Më 9 prill votohet për vizat për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

Publikuar

Më 9 prill do të hidhet në votim në Komitetin LIBE të Parlamentit Evropian, liberalizimi i vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

Votimi në komitetin për liritë qytetare, drejtësinë dhe çështjet e brendshme është hapi i parë drejt marrjes së vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët posedojnë vetëm pasaporta të lëshuara nga organet serbe, shkruan RTK.

Raportuesi për vizat, eurodeputeti Matjazh Nemec, mëton që të gjitha procedurat e vendimmarrjes në Parlamentin Evropian të përfundojnë deri në fund të muajit prill, para shpërndarjes së përbërjes aktuale të parlamentit, meqë në qershor mbahet zgjedhjet evropiane.

Pas liberalizimit të vizave për Kosovën, qytetarët e vendit të cilët posedojnë vetëm pasaporta serbe, mbetën të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes në zonën Shengen.

Kjo është arsyeja përse në nëntor të vitit të kaluar Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave edhe për këtë kategori.

NA NDIQ NË FACEBOOK