Connect with us

Ndryshe

Marifet i rrezikshëm – burri shijon vozitjen i mbështjellur me najllon dhe i varur në derën e veturës

Published

on

Kohëve të fundit, influencuesit e rrjeteve sociale postojnë marifete të ndryshme të rrezikshme, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet e sigurisë.

Tani, një video e tillë po qarkullon në Instagram e cila tregon një burrë të varur në derën e një veture në lëvizje i mbështjellur me najllon, veprim ky që i ka lënë të habitur përdoruesit e rrjeteve sociale.

Videoja është shpërndarë nga Sumit Dubey i cili ka mbi 4 milionë ndjekës, përcjell Telegrafi.

Klipi tregon se pavarësisht rreziqeve të shumta, burri e shijon vozitjen dhe nuk duket aspak i frikësuar.

“Vëllau donte të flinte”, thuhet në mbishkrimin e videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sumit dubey (@sumit_cool_dubey)

Bëhet e ditur se pamjet janë bërë virale dhe kanë mbledhur 92 milionë shikime dhe më shumë se 2 milionë pëlqime.

Ndërkohë, klipi është bërë viral edhe në platforma tjera ku njerëzit shprehnin shqetësimet e tyre për pasojat e mundshme.

Madje, shumë prej tyre kërkuan nga policia të ndërmarr veprime kundër treshes së miqve për ndarjen e përmbajtjeve të tilla në internet. /Telegrafi/

NA NDIQ NË FACEBOOK