Connect with us

Kosovë

Ky është i riu që u arrestua pasi u paraqit si polic në Pejë

Published

on

Gazeta Insajderi raportoi pak më herët për një rast të pazakontë që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Aty një person ka bërë deklarim të rrejshëm para një qifti në parkun e qytetit të Pejës, ku i ka detyruar t’u paguajnë para dhe të bëjnë edhe gjëra të tjera, duke u shtirur si polic i Kosovës.

Gazeta Insajderi merr vesh se i dyshuari që dyshohet se u paraqit si polic në Pejë është Ardit ( Mazllum ) Curri i lindur me 19.04.1994.

Si ndodhi i gjithë rasti?!

Një qift derisa po qëndronin së bashku në parkun e qytetit, u është afruar një person i panjohur për ta, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai fillimisht ua ka prezantuar një dokument, kinse I.D. e Policisë së Kosovës. Pas prezantimit i dyshuari është bërë kinse po flet në telefon me kolegët e tij polic dhe se do të vijnë për t’i shoqëruar në stacion qiftin në fjalë, nën arsyetimin se nuk lejohet marrëdhënia seksuale në publik.

Për të mos i thirrur policët, i dyshuari u ka kërkuar atyre shumën e parave prej 300 eurove.

Qifti në fjalë është arsyetuar se i posedojnë vetëm 50 euro cash dhe pas insistimit të të dyshuarit, janë marrë vesh që t’ia japin këtë shumë dhe pjesa tjetër të paguhet pas disa ditësh.

Pas marrjes së parave, i dyshuari ka kërkuar nga vajza që të shkojë tek stacioni i autobusëve, derisa viktima mashkull është detyruar që të shkojë tek një banesë në qendër të Pejës, nën arsyetimin “për ta ndryshuar aktin në polici”.

Gazeta Insajderi merr vesh se i dyshuari ka detyruar viktimën e lindur në vitin 2008, që të “mastrubojë” nën arsyetimin se duhet marrë mostrat për ta verifikuar se çfarë akti ka bërë me të dashurën e tij.

Madje, e ka kërcënuar se në rast se flet për këtë gjë, atëherë do të njoftohen familjarët e tyre dhe dëshmitë që ai i posedon për ta.

Viktima të nesërmen ka shkuar në stacion policor në Pejë, i shoqëruar nga babai i tij dhe kanë raportuar rastin.

Policia e Kosovës menjëherë ka nisur hetimet dhe se ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin.

Pas arrestimit, është bastisur edhe banesa në të cilën i dyshuari pretendonte se ka ndodhur rasti.

Aty janë gjetur dëshmi për këtë rast dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.

/Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK