Connect with us

Lajme

Krasniqi kujton Agim Ramadanin: Ai na tregoi se liria nuk falet, por fitohet me gjak

Publikuar

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Agim Ramadanit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar disa vargje të një poezie të tij.

Krasniqi theksoi se Ramadani përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar.

Postimi i plotë:

A mjafton

të presim vetëm,

e të shikojmë

duke larguar perdën,

për të parë si na vjen liria?

Agim Ramadani – komandant “Katana”, e dinte përgjigjen në këtë pyetje para se ta shkruante këtë poezi. Prandaj, radhitja në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bërë pjesë e luftës për liri, ishte mënyra e tij për të thënë se, JO, nuk mjaton të shikojmë. Se liria nuk falet, por fitohet me gjak.

Lavdi heroit të Kosovës,i cili edhe sot, në 25-vjetorin e rënies së tij heroike, përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës.

Respekt, mirënjohje dhe lavdi luftëtarëve dhe dëshmorëve të betejës së Koshares, të cilët, me brigadën e tyre të pagëzuar me emrin e Agimit, vazhduan luftën për çlirim deri në fund!

NA NDIQ NË FACEBOOK