Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

Kontrabandë në Leposaviq, kamioni i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule bie në prua, ik shoferi

Published

on

Një rast i kontrabandës me mallra në Leposaviq është raportuar në Policinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

Bazuar në raportin e policisë, një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prua.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart.

Njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin.

NA NDIQ NË FACEBOOK