Connect with us

Lajme

Kasami angazhon si këshilltar profesorin dhe shkencëtarin me renome ndërkombëtare Bashkim Ziberi!

Published

on

Kryetari i Lëvzijes BESA, Bilall Kasami ka angazhuar si këshilltar profesorin dhe shkencëtarin me renome ndërkombëtare Bashkim Ziberin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kasami në rrjetet sociale.

“Një bashkëbisedim i këndshëm me profesorin dhe shkencëtarin me renome ndërkombëtare, i doktoruar në Universitetin e Lajpcigut, Fullbrajt Alumni i Universitetit të Harvardit dhe njohës i mirë i politikave arsimore dhe shkencore, Prof. Dr. Bashkim Ziberi.

Biseduam për problemet në sferën e arsimit dhe shkencës, sfidat kryesore, si dhe qasjen që duhet të kemi në të ardhmen për t’i adresuar të njejtat. Në fund u dakorduam që profesori të angazhohet si këshilltar dhe ekspert për arsim, shkencë dhe inovacion, për të ndihmuar në ndërtimin e platformës dhe strategjive për zhvillimin e këtyre fushave që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e shoqërisë sonë”, ka shkruar Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK