Connect with us

Kosovë

Gjykata: Edmond Lajqi mund të dënohet së paku 10 vjet ose burgim të përjetshëm

Publikuar

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Edmond Lajçi, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukella.

Gjykata pohon se për Lajçin parashihet dënim me burgim prej së paku dhjetë vite ose dënim me burgim të përjetshëm.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe e mbështetur në prova që e vërtetojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, po ashtu gjatë fazës së hetimeve pritet të dëgjohen të dëmtuarit dhe pritet të sigurohen provat materiale, e më pas do të dëgjohet edhe i pandehuri, ashtu që ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti do të pengoj rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë në drejtim të dhënies së dëshmisë në favor të tij”.

Përmes komunikatës, gjykata bën me dije se Lajqi ka qenë i dënuari edhe më parë por, i cili dënim fare nuk ka ndikuar në risocializimin e tij e as në parandalimin nga kryerja e veprave të tjera penale

“Po ashtu, duke pasur parasysh peshën e veprës penale për të cilën dyshohet i pandehuri, e cila hyn në kategorinë e veprave të rënda penale, te e cila shprehet një shkallë e lartë e kundërligjshmërisë, e për të cilën vepër parashihet dënim me burgim së paku dhjetë (10) vite ose dënim me burgim të përjetshëm, pastaj duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanën në të cilën është kryer vepra penale, ku i pandehuri ditën kritike e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij si dhe faktin se i pandehuri edhe më parë ka qenë i dënuar për vepër penale, e i cili dënim fare nuk ka ndikuar në risocializimin e tij e as në parandalimin nga kryerja e veprave të tjera penale si dhe duke pas parasysh se raportet me familjen e viktimës janë të acaruara, gjykata ka gjetur se të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta kryej ndonjë vepër të re penale”.

Maqedoni31 minutes ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Shqipëri1 hour ago

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Lajme1 hour ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme2 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni2 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni2 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni3 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë4 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni4 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni4 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë4 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK