Connect with us

Lajme

Gjuajtja me armë në Gjakovë, ndalohet për 48 orë njëri nga të dyshuarit

Published

on

Endrit Berisha, njëri nga të përfshirët në sulmin me armë zjarri në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi avokati i tij, Prek Kola.

“ I është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë”, ka thënë Kola për Insajderin.

Lajmin për dorëzimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 15.04.2024 i dyshuari në fjalë është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast” thuhet në raport.

Burimet kanë informuar Gazetën se viktima, Endrit Berisha ka pasur një konflikti para pesë viteve personin me emër Ardian Hasanaj i cili me qellim hakmarrjeje ka shkuar në shtëpinë e Endrit Berishës bashkë me xhaxhain, Zeki Hasanaj dhe nipin Agon Muqaj, e kanë pritur tek banesa dhe e kanë sulmuar me armë e mjete të forta. Ndërkohë, siç tregon burimi, Endrit Berisha iu është kundërpërgjigjur me gjuajtje me armë zjarri, bëjnë me dije burimet brenda policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK