Connect with us

Kosovë

Gjermania nga 1 qershori lehtëson edhe më shumë procedurat për punësim

Published

on

inistri i financave Hekuran Murati gjatë fundjavës përmes rrjeteve sociale ka folur për suksesin e qeverisë në investime kapitale dhe rritjen e qarkullimit të bizneseve në Kosovë sipas tij në në vitin 2024 është rritur qarkullimi i bizneseve për 4.8 për qind më shumë se në vitin 2023.

Në anën tjetër përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë të kundërtën ata flasin për rënie të konsumit dhe mbyllje të bizneseve në mungesë të fuqisë punëtore. Ndërkohë përfaqësues të bizneseve shqiptare në Gjermani thonë se shteti gjerman ka vazhduar me lehtësim të masave për emigrant gjë që sipas tyre do ta godas Kosovën edhe më shumë.

Përkrah rritjes ekonomike, të cilën e proklamon ministri i financave, Hekuran Murati dhe investimeve kapitale është rritur edhe qarkullimi i bizneseve, madje sipas ministrit kushdo që thotë ndryshe ka qëllim të keq ose nuk ka informata të bollshme.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje.
Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka thënë Murati.

Përderisa zyrtarë të qeverisë flasin për rritje të investimeve kapitale dhe rritje të qarkullimit të bizneseve, këta të fundit bëjnë me dije se rreth 400 biznese janë mbyllur në dy muajt e parë të liberalizimit të vizave. Konkretisht Agim Rada nga shoqata Esnaf në Prizeren, thotë se mungesa e investimeve të huaja dhe kapitale po u shkakton telashe bizneseve.

“Me rritjen e pakënqaësisë ka ardhë edhe papunësia dhe shqetësimet e tjera në anën tjetër kemi mungesë të punëtorëve të kualifikuar për çka bizneset duhet që ti trajnojnë rishtazi punëtorët dhe në këtë mënëyrë”, ka thënë Rada për rtv21.

Mbyllja e bizneseve dhe rënia e konsumit, sipas njohësve të ekonomisë, është pasojë e migrimit të madh të njerëzve në vendet perëndimore. Ndërkohë që nga viti 2016 nga një për qind e qytetarëve vlerësohet se kanë migruar vetën në Gjermani me viza pune. Por, kryetari i lobit shqiptar në Gjermani, Skënderbeg Kaliqi, e sheh me shqetësim fyrjen në fuqi më një qershor të një ligj në Gjermani, i cili do t’ua mundësojë punëtorëve të kualifikuar marrjen e familjeve të tyre.

“Pikë së pari për tu punësuar në shtetin Gjerman duhet të aplikohet për punë pra duhet të pajiset me leje pune por tash qeveria federale në Gjermani në mungesë të fuqisë punëtore ka vazhduar të lehtëoj masat për emigrantët dhe këtu përfitues janë edhe Ballkani Perëndimor…Ka edhe projekte të tjera siç është blerja e e talenteve apo trurit ato do të ju ndihmojnë që të zbatohen planet e juaja të rekrutimit ka edhe mënyra të tjera pra qeveria Gjermane tash e ka lehtësuar edhe më shumë sistemin për punëtorët e kualifikuar siç është IT, Medicina dhe të tjerët pasi që i njeh diplomat e Kosovës por gjithmonë përmes aplikimit për punë në ambasadë në Prishtinë dhe ky ligj siç e thash do të hyjë në fuqi që nga 1 qershori”, ka thënë Kaliqi.

Pas liberalizimit të vizave vlerësohet se shumë biznese në Kosovë kanë përmirësuar kushtet e punës dhe rritur pagat e punëtoreve, por as kjo nuk ka mjaftuar që ato të stabilizohen me fuqinë punëtore.

NA NDIQ NË FACEBOOK