Connect with us

Maqedoni

Gashi: Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova duhet të jenë një treg i përbashkët

Published

on

Kryetari partisë Alternativa, Afrim Gashi njëherit dhe pjesë e koalicionit VLEN tha se Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova duhet të jenë një treg i përbashkët.

Sipas Gashit ky treg do të ndihmonte shumë edhe fermerët por edhe konsumatorët të të trija vebdeve.

Për të promovuar këtë plan, ai të mërkurën ka vizituar shitësit në tregun e Butelit nga ku ka bërë thirrje për krijimin e politikave që i hapin rrugë realizimit të këtij vizioni.

“Tregu bujqësor i përbashkët do të mundësonte zhvillimin e ekonomisë në atë shkallë sa mund të konkurrojë më tej edhe më gjerësisht në Ballkan e në Evropë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, kjo është mundësi e madhe për prodhuesit vendës që të kenë qasje në një treg më të madh dhe të rrisin edhe më tej kapacitetet duke ofruar cmime të përballueshme për qytetarët. Ky plan është pjesë e programit për ndryshim me të cilin garon koalicioni VLEN, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut, pjesë e së cilit koalicion është Gashi. /tvklan.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK