Connect with us

Lajme

Drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse, i konfiskohet vetura kundërvajtësit

Publikuar

Policia e Kosovës, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të mëhershme.

Ai ka marrë një gjobë nga policia por edhe i është konfiskuar automjeti.

Bëhet e ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë shoferit edhe për 6 muaj të tjerë, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për 6 muaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK