Connect with us

Kosovë

“Deri 4 anëtarë nga e njëjta familje të punësuar në ministri” – Gërvalla njofton se mori vendim që të ndalohet “nepotizmi”

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë vendim me të cilin ndalohet punësimi i familjarëve të afër me zyrtarët dhe diplomatëve në këtë ministri, shkruan Insajderi.

Gërvalla thotë se këtë vendim e mori kishte raste që në MPJD ishin të punësuar deri në 4 anëtarë prej një familjes.

Ajo shtoi se rreshti i punësimit të familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuar, është i madh.

Ministrja edhe këtë rast, pak u morë edhe me mediat duke thënë se “e ndërgjegjshme që do të hasë në kundërshtime të forta nga ana e qarqeve politike dhe mediale, të mësuara me ndërhyrje të tilla, të cilat e dobësojnë shumë strukturën e ministrisë dhe vullnetin e zyrtarëve për të punuar me përkushtim“.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Nepotizmi, familjarizmi, mungesa e theksuar e profesionalizmit dhe llogaridhënies si pasojë e këtyre dukurive, trajtimi i pabarabartë i zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Diasporës kanë qenë ndër arsyet kryesore të gjendjes së mjeruar në të cilën e kam gjetur këtë institucion.

Është i gjatë rrjeshti i familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuara në këtë ministri.

I motrave dhe vëllezërve, i grave dhe burrave, djemve dhe vajzave, kunatava, kunetërve dhe baxhanakëve të ministrave, deputetëve, pronarëve të mediumeve, gjyqtarëve e prokurorëve. Nuk është i vogël as numri i anëtarëve të ngushtë të familjes të zyrtarëve të MPJD/së. Deri në katër anëtarë nga e njëjta familje kanë qenë të punësuar në këtë institucion. Familjarë të ngushtë janë dërguar të shërbejnë në të njëjtin mision diplomatik.

Për t’iu dhënë fund këtyre dukurive kam nënshkruar vendimin me numër 113/2024, i cili ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Vendimin e kam marrë me shumë përgjegjësi, e ndërgjegjshme që do të hasë në kundërshtime të forta nga ana e qarqeve politike dhe mediale, të mësuara me ndërhyrje të tilla, të cilat e dobësojnë shumë strukturën e ministrisë dhe vullnetin e zyrtarëve për të punuar me përkushtim. Por ndaj këtij vendimi nuk ka alternativë. Punësimi në MPJD, rekrutimi i diplomatëve të rinj mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale.