Connect with us

Kosovë

Dalin pamje nga shpërthimi në Prishtinë, raportohet se cak i sulmit ishte reperi Noga

Publikuar

Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Shpërthimi që sipas dyshimeve të para erdhi si pasojë e një granate dore ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.

Për pasojë disa vetura u dëmtuan, ndërsa dëme në njerëz nuk ka pasur.

Siç raporton Klan Kosova, cak i sulmit ishte reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga.

NA NDIQ NË FACEBOOK