Connect with us

Shqipëri

Anëtari i kryesisë së PD: Berisha, i vdekur politikisht! Bardhi-Salianji ‘luftë’ me njëri-tjetrin. Ja qëllimi i ngritjes së komisioneve hetimore

Publikuar

Komisionet hetimore për TIMS-in dhe koncensionet në shëndetësi, nuk do të kenë sukses, sipas analistit, njeheresh anetar i kryesise se PD zyrtare, Fitim Zekthi.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se qëllimi i ngritjes të këtyre komisioneve, ka qenë që Sali Berisha të identifikohet si opozita dhe ai të jetë përballë kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zekthit, Berisha nuk ka shanse që të kthehet si kryeministër, pasi është i vdekur politikisht. Analisti shtoi se Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji po luftojnë me njëri-tjetrin, për të marrë një rol të rëndësishëm te Foltorja e Sali Berishës.

“Ajo është një rutinë parlamentare pa asnjë vlerë konkrete politike. Komisionet nuk do të kenë asnjë sukses, qëllimi i tyre ka qenë të dëshmohet para shqiptarëve që opozita është e Sali Berishës. Ajo nuk prodhon ndonjë rezultat konkret politik.

Një marrëveshje Rama-Berisha, për qëllimet e tyre politike. Qëllimi ka qenë që ato të përdoren edhe për retorikë politike. Është një rutinë. Ushqim për njerëzit, ne po bëjmë opozitë, po bëjmë jetë parlamentare.

Ligji mund të prevalojë mbi retorikën, por debati që Sali Berisha të shkojë dhe të dëshmojë për TIMS, ishte një fiasko.

Komisioni nuk mund të marrë në pyetje kryeministra që kanë 40-vjet që udhëhqin. Ishte retorikë, ishte edhe për t’u testuar. Ka një marrëveshje interesash. Rama ka interes që Berisha të indetifikohet si opozita. Berisha ka interes të njihet si opozitë.

Ky interes, nuk mund të shfaqet deri aty sa të thirret Berisha në komision parlamentar. Ishte retorike, testim. Salianji me Gazment Bardhin duan një gjë të përbashkët, kanë konflikt.

Çfarë do Gazment Bardhi? Një rol të rëndësishëm. Çfarë do Ervin Salianji? Një rol të rëndësishëm. Nën rrogoz, lufta është ekstreme. Lufta është brenda llojit. Në atë grupim do të fitojë gjithmonë Sali Berisha, sa të jetë aktiv politikisht. Berisha politikisht ka vdekur”, theksoi ai./m.j

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK