Connect with us

Ndryshe

“Al bën që Mona Liza të këndojë” – videoja ngjall reagime të shumta në internet

Publikuar

më

Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me Al që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin.

I quajtur VASA-1, modeli imazh-në-video transformon fotot e palëvizshme të fytyrave njerëzore në video, përcjell Telegrafi.

Së fundmi, një video që demonstron aftësitë e aplikacionit është bërë virale në rrjete sociale.

Videoja shfaq pikturën ikonike të Leonardo da Vincit, Mona Lizën, duke kënduar.

Ndërsa disa u argëtuan nga klipi qesharak, të tjerë shprehën shqetësimet e tyre për përdorimin e aplikacionit për të krijuar falsifikime të thella.

“Klipi i Mona Lizës më bëri të rrokullisesha në dysheme duke qeshur”, shkroi një përdorues. /Telegrafi/

NA NDIQ NË FACEBOOK