Connect with us

Lajme

Afera e inceneratorit në Tiranë, Erion Veliaj intervistohet për rreth 7 orë në SPAK

Publikuar

më

Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës.

Kjo është hera e parë që ai paraqitet për këtë çështje, duke dhënë shpjegime për afro 7 orë para hetuesve dhe prokurorëve. Ai ka mohuar të jetë përfshirë në shkeljet e zbuluara. Deri më tani për rastin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në kryeqytet janë kryer 15 arrestime

Ndonëse njoftimi zyrar kërkonte praninë e tij në Prokurorinë e Posaçme në orën 10.00 kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit aty gati 60 minuta më herët. Ai u detyrua të presë orarin e paracaktuar në mjediset e hyrjes së godinës, përpara se të ngjitej në zyrat e hetuesve të çështjes së inceneratorëve.

Veliaj doli i qeshur nga Prokuroria e Posaçme pak para orës 17.00. Si për të relativizuar arsyet për kohën tejet të gjatë të qëndrimit para hetuesve, ai tha se kishte qenë aty si bashkëpunëtor me prokurorët e hetuesit, të cilët çuditërisht i quajti kolegë. Veliaj, u përpoq gjithashtu që të linte të kuptohej se ai kishte shkuar në Prokurorinë e Posaçme pas kërkesave të tij të vazhdueshme, ndonëse në të vërtetë, ndaj tij ka patur një fletë-thirrje për t’u paraqitur për të dhënë shpjegime rreth çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Ai nuk ofroi shumë detaje rreth pikave për të cilat i është kërkuar të jap versionin e tij, por u mjaftua të deklarojë se “patëm një shterrim total, të cështjes së inceneratorëve, me të gjitha shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC-së i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish Bashkia me 37 euro/ton dhe se si ky proces ishte tërësisht krejt gjë tjetër, e pakërkuar, nga investitorë që nuk kishin asnjë lidhje me Bashkinë e Tiranës dhe s’kishin lidhje me IFC-në, dhe besoj se u sqaruam”, u shpreh ai, duke e distancuar Bashkinë nga procesi i inceneratorëve, por duke deklaruar ndërkohë se “Bashkia e Tiranës ka sjellë edhe disa prova të tjera, për të cilat m’u kërkua të mos i ndaj me gazetarët”.

Prej një kohe të gjatë zoti Veliaj ka qenë në qendër të sulmeve të opozitës, e cila e konsideron atë si personin kyç për rastin e inceneratorit të Tiranës. Një akuzë të ngjashme lëshoi ndaj tij, por pa ofruar prova e fakte, edhe ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në arrati që prej verës së shkuar, pasi Prokuroria e Posaçme, kërkoi arrestimin e tij, po për çështjen e inceneratorëve.

Në gusht të vitit të kaluar, Prokuroria e posaçme vuri nën sekuestro impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milionë euro (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017. Por ende pas 7 vitesh, impianti i djegies nuk ekziston, dhe gjithshka funksionon vetëm si një landfill i zakonshëm.

Sipas Prokurorisë e Posaçme, dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Elbasan dhe Fier.

Në muajin dhjetor, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes të arrestuarve ishte dhe Taulant Tusha, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, një nga postet më të rëndësishme dhe më me peshë, i konsideruar si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në arrest përfundoi dhe për një tjetër ish drejtor i Bashkisë, ndërkohë urdhërat e Prokurorisë prekën sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit Mërtiri e Zoto.

Veliaj ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur dyshimet për përfshirjen e tij në rastin e inceneratorit të Tiranës me të cilin, siç është shprehur “e vetmja gjë që më ka lidhur, ka qenë pastrimi i qytetit”.

Në mars të këtij viti, Bashkia e Tiranës mori një tjetër goditje kur dy ish drejtuesë në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, dhe Maringlen Qato, u arrestuan nën dyshimet për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Një urdhër i dytë arresti, u lëshua dhe për Taulant Tushen. Ai dyshohet për “shkelje të barazisë në tendera”. Ish drejtorët, Molla dhe Qato, dyshohet të jenë pronarët realë të kompanisë 5D, e cila, sipas hetimeve të deritanishme, ka përfituar në mënyrë të parregullt, tendera nga agjensitë në varësi të Bashkisë.

Në një dalje të gjatë publike në fillim të muajit, zoti Veliaj u distancua nga ish drejtorët e tij, duke deklaruar se cilido person i përfshirë, duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Opozita e cila ka kërkuar daljen e zotit Veliaj përpara Këshillit Bashkiak për të dhënë shpjegime, prej disa javësh ka organizuar protesta përpara Bashkisë, me thirrjet për dorëheqjen e tij. Protestat janë shoqëruar me tensione me forcat e shumta të policisë si dhe me episode të dhunshme, të lëshimit të molotovëve drejt hyrjes së godinës së Bashkisë. I njejti skenar u përsërit edhe sot pasdite, ndërsa ishte njoftuar mbajtja e mbledhjes së Këshillit bashkiak, e cila më pas u mbajt online. Një vendim që për përfaqësuesit e opozitës në Këshillin bashkiak, u konsiderua i papranueshëm, në një kohë që ata kanë kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme ku zoti Veliaj sipas tyre do të duhet të japë përgjigje për abuzimet me fondet nga ish bashkëpunëtorët e tij./Zëri i Amerikës

Lajme40 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri3 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme4 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni5 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë8 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni10 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK