Connect with us

Sport

AEK-PAOK barazojnë mes spektaklit, Panathinaikos hyn në garën e titullit

Published

on

AEK-u i Athinës dhe PAOK-u i Selanikut barazuan 2-2 në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 30-të, në Superligën e Greqisë. Pjesa e parë ishte më pozitive për AEK-un, me këta të fundit që zhbllokuan sfidën me anën e Gacinovic. Pas kthimit nga pushimi ishte Amrabat që dyfishoi rezultatin për të besuarit e trajnerit Almeyda.

Miqtë nuk kishin si të ishin të kënaqur me këtë rezultat dhe ngushtuan diferencën në të 62-tën. Pak para fundit, atëherë kur të gjithë po prisnin akordimin e minutave shtesë, Magomed Ozdoev barazoi shifrat, me një gol që mund të jetë realizimi më i rëndësishëm i këtij sezoni për PAOK-un.

Pas kësaj ndeshjeje, PAOK-u mbetet në vendin e parë me 67 pikë, ndërsa AEK-u më një më pak. Vendin e tretë e mban Panathinaikos me 65 pikë.

Lexo edhe: 

Më herët, Panathinaikos arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme që e mban në garë për titullin kampion në Greqi. Skuadra nga Athina shënoi 2 gola në pjesën e dytë për të vulosur tri pikët ndaj Arisit të Selanikut. Sulmuesi kryesor i Panathinaikos, Sporar zhbllokoi shifrat në të 62-ën, duke kaluar miqtë në avantazh. Në fund, në minutën e 92-të, Brabec ishte i pafat, pasi shënoi në portën e tij, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e sfidës.

NA NDIQ NË FACEBOOK